Ирина (ippollitess) wrote,
Ирина
ippollitess

Палитра.

О чём пишут?



Без понятия.

Gjashtë kuptimet e ngjyrave të trëndafilave
InfoGlobi 20/01/2017 LIFESTYLE Komento

Lulja që më shpesh i dhurohet njerëzve definitivisht është trëndafili. Bima e ka origjinen nga Azia, ku është rritur para mijëra viteve dhe civilizimet e konsideruan si akti i Zotit. Tani, trëndafili konsiderohet si imazh i bukurisë dhe dashurisë, dhe rëndësia e saktë varet nga ngjyra e saj.

E kuqe: Dashuri

Trëndafilat e kuq janë simbol i dashurisë dhe pasionit, një lloj mesazhi për njeriun që e doni, dhe prezanton kurajo dhe respekt.
Një nga simbolet më universale, trëndafili i kuq përfaqëson dashurinë e vërtetë. Po ashtu është shfaqur përgjatë historisë dhe nëpër kultura si simbol politik dhe religjioz.

E verdhë: Miqësi, gëzim
Historikisht, e verdha ka qenë e lidhur ngushtë me diellin, duke i bërë këto lule të shkëlqyeshme për t’i gëzuar njerëzit. Trëndafilat e verdhë dërgojnë mesazh të vlerësimit dhe dashurisë platonike pa nënkuptimin romantik të ngjyrave të tjera. Kjo ngjyrë përfaqëson ndjenjat e gëzimit dhe të kënaqësisë.

Rozë: vlerësim, mirënjohje
Ngjyra rozë mbart më vete konotacionin e hijeshisë dhe të elegancës, si dhe ëmbëlsinë dhe romancën poetike.
Lulet me ngjyrë rozë të errët janë simbol i mirënjohjes dhe i vlerësimit dhe janë mënyrë tradicionale për të thënë faleminderit.
Trëndafilat ngjyrë rozë të çelët janë të lidhur me butësinë dhe admirimin, dhe po ashtu mund të përdoren si shprehje e simpatisë.

E bardhë: Pastërti, spiritualitet

Nëse lulja është e mbyllur, kinse do të thotë që vajza është shumë e re për lidhje serioze.
Trëndafili i bardhë simbolizon bukuri dhe dashuri të vërtetë, dhe së fundi edhe simbolizon qetësinë mendore.Tradita e hershme ka përdorur trëndafilat e bardhë si simbol të dashurisë së vërtetë, një asociacion që më vonë do të bëhej vula e trëndafilit të kuq. E njohur po ashtu si lulja e nuses, lulja e bardhë është lule tradicionale e martesës.Në këtë kuptim, e bardha përfaqëson unitet, virtyt dhe dëlirësinë e një dashurie të re. Trëndafilat e bardhë po ashtu janë të lidhur me respektin dhe nderimin, çka i bën të përshtatshëm për kujtimin e të dashurve që kanë ikur.

E portokalltë: Dëshirë, entuziazëm dhe pasion
Një përzierje e saktë e të verdhës dhe të kuqes, trëndafilat e portokalltë janë parë si urë në mes miqësisë së simbolizuar nga trëndafilat e verdhë dhe dashurisë të përfaqësuar nga trëndafilat e kuq. Ata mund të jenë shprehje e fascinimit, apo dhuratë për të thënë “Jam krenar në ty”.

E purpurtë: Magjepsje, dashuri në shikim të parë
Ngjyra vjollcë ka një asociacion tradicional me mbretëroren. Në këtë drejtim, nuancat e luleve me ngjyrë të purpurt sugjerojnë një frymë të madhështisë dhe shkëlqimit mbretëror.

Trëndafilat e kuq dhe të bardhë së bashku prezantojnë bashkim, mirëkuptim, dhe plotësim. Trëndafilat e portokallta prezantojnë dëshirë të zjarrtë dhe entuziazmin. Trëndafilat e verdhë prezentojnë shoqëri, kënaqësi, lumturi nganjëherë edhe xhelozi. Nese e kombinoni me një trëndafil të kuq ajo nënkupton se keni të bëni me mendjehapuri./infoglobi

Përshtati: Elsa Alshiqi / infoglobi
Subscribe

  • ЧеКист.

    Я тоже. "Ни одну вакцину нельзя назвать безопасной, СЧИТАЕТ иммунолог." Коронавирус. Когда желчные протоки забиты жиром.…

  • ЧекиСТЫ.

    Коронавирус. Когда желчные протоки забиты жиром. Звезда. За употребление животного жира надо платить. К.Маркс.…

  • ЧекиСты.

    Звезда. За употребление животного жира надо платить. К.Маркс. Когда печень переполнена токсинами.…

  • Post a new comment

    Error

    Anonymous comments are disabled in this journal

    default userpic
  • 0 comments